Benzema, zgjedhja e gabuar e Real Madridit!

Santiago Bernabeu e vërshëllen, mediat humbasin durimin,  por trajneri Zidane i del në mbrojtje duke shfaqur vlerësim për të. Ky sezon mund të cilwsohet disi i komplikuar për Karim Benzema, që numëron vetëm 8 gola në 33 takime,4 prej të cilëve në 22 ndeshje të La Ligas. E përditshmja As shkon më tej duke bërë një krahasim me Gonzalo Higuain, që me siguri do të marrë pëlqimin  këtij të fundit.

Benzema ,numëron 44 gola më pak se Higuain që kur ky i fundit është larguar lexohet në një prej titujve të të përditshmes prestigjoze madrilene. Shifrat nuk e justifikojnë  përkrahajen  që Zinedine Zidane shfaq kundrejt tij vijon më pas artikulli.

Që nga viti 2013, vit në të cilin rrugët e Gonzalo Higuain dhe Karim Benzem u ndanë  me argjentinasin që u transferua në Itali për t’i lënë rugë të lirë francezit në kampin  e Realit, Higuain ka shënuar plot 145 gola ndërkohë që Benzema vetëm 101 duke bërë që Los Blancos të ndjejnë keqardhje për largimin e 30-vjeçarit argjentinas.

Lojtari që mban veshur fanellën e Realit në statistika arrin të shënojë vetëm 1/3 e golave të argjentinasit. Ndërkohë që kur të dy operonin  në fushën e Bernabeut lojtarët kishin një diferencë minimale në golat e shënuar.

Nga ana tjetër e medaljes Benzema vlerësoht nga tekniku Zidane sepse i jep skuadrës një shtysë të mirë, sidomos Cristiano Ronaldos, duke i krijuar hapësira dhe duke i dhuruar asiste dhe më kualitet ndërkohë që Higuain, Morata dhe Mariano krijonin hije për portugezin.

Francezi vlerëson mbështetjen e teknikut dhe të Presidentit Perez por dhe të vetë Ronaldos, duke vijuar në rrugën e tij të cilën mesa duket nuk mund ta cënojnë as titujt e mediave ndaj Higuain nuk ka arsye madhore për të humbur buzëqeshjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here