Coutinho do ta mirëpriste rikthimin e Neymar tek Barcelona!

Ivan Rakitic foli për mundësinë e rikthimit të Neymar tek skuadra e Barcelonës dhe bashkëkombasi i tij do e mirëpriste një gjë të tillë.

Philippe Coutinho deklaroi se do të ishte e mrekullueshme në qoftë se Neymar do të rikthehej në Barcelonë, deklaratë kjo që u bë në mes të spekulimeve që flasin për rikthimin e brazilianit në Camp Nou.

Neymar u largua nga Barcelona për tu transferuar tek PSG në gushtin e kaluar për shifrën e 222 milionë eurove duke e bërë brazilianin futbollistin më të shtrenjtë në histori.

Gjithashtu 26 vjeçari i cili po rikuperohet nga dëmtimi i pësuar po përflitet gjithashtu se mund të transferohet tek kampionët në fuqi të Evropës, Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here