Dybala dhe Icardi jashtë kombëtares së Argjentinës!

Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli ka publikuar listën më 26 futbollistë të cilëve u ka dërguar ftesë për dy ndeshjet e Marsit me Italinë dhe Spanjën dhe ajo që bie në sy është lënia lashtë e Paula Dybalas dhe Mauro Icardit, ndërsa Gonzalo Higuain është pjesë e të besuarve të tij për këto dy sfida.

Edhe pse Sergio Aguero ka pësuar një dëmtim në stërvitje me Manchester City-n dhe mund të mos luajë në këto dy miqësore, Sampaoli ka vendosur ta grubmullojë.

Kjo listë nuk është përfundimtare dhe mund të ndryshojë në maj, gjithsesi është një sinjal për Dybalan dhe Icardin , se duhet të bëjnë shumë gjatë pjesës së mbetur të sezonit për ta merituar ftesën.

Bie në sy në këtë listë prania e sulmuesit të ri Lautaro Martinez, “bomberit” të Racing de Avellaneda , që ftohet për herë të parë në përfaqësuese.

Lista e Argjentinës:

Portierë: Romero, Guzman, Caballero.

Mbrojtës: Rojo, Funes Mori, Fazio, Otamendi, Acuna, Tagliafico, Mercado, Bustos.

Mesfushorë: Mascherano, Paredes, Lo Celso, Biglia, Banega, Di Maria, Salvio, Pablo Perez, Maxi Meza. Sulmues: Higuain, Messi, Aguero, Perotti, Pavon, Lautaro Martinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here