Griezmann refuzon rinovimin e kontratës me Atletico Madrid!

Barcelona duket se e ka siguruar transferimin e Antoine Griezmann pasi francezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atletico Madrid, raporton Le 10 Sport.

26 vjeçari duket se dëshiron me zemër që të transferohet tek Barcelona pasi që ka mundur të refuzojë ofertën e rinovimit nga Atletico Madrid.

Klubi katalanas duhet të paguajë 100 milionë euro për klauzolën e Griezmann por raportohet se një marrëveshje është arritur mes lojtarit dhe Barcelonës, tani mbetet të shihet se çfarë do të deklarojë Atletico Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here