Juventus interesohet për Wilshere!

Raportohet se interesimi i Juventusit për Jack Wilshere është duke vazhduar.

Anglezi do të jetë lojtar i lirë gjatë verës në rast se nuk rinovon me Arsenalin dhe kjo ka tërhequr shumë Zonjën e Vjetër.

Sipas TuttoSport, mesfushori i Topçinjve dhe Emre Can i Liverpoolit do të jenë dy ardhjet e para në mesfushën e kampionëve aktual të Serie A.

Drejtori sportiv i Juves, Giuseppe Marotta, është i njohur për lëvizje eksploruese në treg, tregues janë nënshkrimi i Andrea Pirlos dhe Fernando Llorentes si lojtarë të lirë vite me parë.

Për Wilshere besohet se është në garë edhe Milani i Gennaro Gattuso.

26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar dy asistime për Arsenalin këtë sezon në Premier League. Numër të njëjtë ka edhe në Europa League.

Gjithsesi ai te Juve ai nuk prite të jetë titullar, së paku jo nëse vjen edhe Emre Can.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here