Mourinho paralajmëron Real Madrid!

Trajneri portugez Jose Mourinho ka paralajmëruar skuadrën madrilene se nëse kërkojnë portier duhet të shikojnë tek ndonjë skuadër tjetër pasi David De Gea do të jetë i pamundur për tu arritur nga madrilenët.

Real Madrid ka një kohë të gjatë që po e ndjek futbollistin ku në 2015 për pak sa nuk firomosi me portierin spanjoll.

27 vjeçari i cili më herët ka qenë pjesë e Atletico Madrid ka një kontratë me Manchester United që skadon në 2019, dhe ai akoma po përflitet shumë se mund të transferohet tek skuadra e Zinedine Zidane.

Megjithatë Jose Mourinho është i sigurtë që De Gea do të qëndrojë tek Manchester United dha ka këshilluar madrilenët që të fillojnë të kërkojnë portier në ndonjë skuadër tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here