Neymar tek Real Madrid!

Nike është e gatshme të financojë transferimin e Neymar tek Reali i Madridit. Ky është lajmi që publikon e përditshmja spanjolle AS, sipas të cilës gjiganti amerikan i artikujve sportivë, sponsor aktual i klubit mbretëror, njëherazi edhe i sulmuesit brazilian, është duke përgatitur martesën e bujshme, që do të sillte jo pak jehonë në ambientin futbollistik.

Verën e shkuar braziliani Neymar u transferua në “Parc des Princes“, tek francezët e Paris Saint-Germain, duke hequr dorë nga fanella e Barcelonës për shifrën e 222 milionë eurove, por pas eliminimit të klubit francez nga kompeticioni madhor i Champions Leagues, 26-vjeçari ka shfaqur shenja pakënaqësie.

Sipas spekulimeve mediatike, prej disa kohësh Neymar nuk ndihet më komod në Paris dhe kërkon largimin, i gatshëm për t’u rikthyer edhe njëherë në Spanjë por këtë herë tek rivalët e përjetshëm të katalanëve, tek “Los blancos“.

Aktualisht gjiganti Nike ka një kontratë me vlerën e 40 milionë eurove në vit me Realin, e vlefshme deri në 2020 dhe po sipas shkrimit të AS është i predispozuar të financojë një pjesë të vlerës prej gati 400 milionë eurosh, që do të bënte të mundur kalimin e yllit Neymar në kryeqytetin spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here