Real Madrid dëshiron yllin e Liverpool për të zëvëndësuar Bale!

Gareth Bale duket se në fund të këtij sezoni largimin nga Real Madrid e ka të sigurtë dhe klubi Los Blancos ka filluar të kërkojë për zëvëndësuesin e tij.

Për të zëvëndësuar Gareth Bale, Real Madrid po kërkon që të transferojë superlojtarin e Liverpool, Mohamed Salah, raporton El Confidencial.

Por Liverpool i ka bërë të ditur Real Madridit se nëse dëshirojnë shërbimet e egjiptianit duhet të paguajnë plot 160 milionë euro, shifër kjo që tregon se Liverpool nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e ish futbollistit të Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here