Depay drejt Serie A!

Futbollisti holandez, Memphis Depay mund ta vazhdojë karierën në Serie A.

Klubi i tij i ardhshëm mund të jetë Milani i cili është i interesuar për shërbimet e tij.

Depay është rikthyer në formë te Lyoni, pas dy sezoneve dëshpëruese te Manchester United. Me paraqitjet e tij ka dëshmuar se bëhet fjalë për një super lojtarë.

Rosonjerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për futbollistin holandez. Lyon është i gatshëm ta lirojë atë për një shifër të tillë.

Depay në 59 ndeshje të luajtura ka shënuar 17 gola dhe 18 asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here