Fansat e Manchester United kërkojnë shkarkimin e Mourinhos, pas deklaratës së tij!

Manchester United mbrëm u mposht nga Sevilla dhe u eleminua nga Liga e Kampionëve.

Pas ndeshjes të gjithë po e prisnin deklaratën e Mourinhos, kurse portugezi deklaroi se humbjet janë pjesë e futbollit dhe jetës dhe se nesër do të jetë një ditë e re.

Fansat e Manchester United e kërkuan shkarkimin e tij në rrjetet sociale, kurse deklarata e tij i ka nxehur edhe më shumë ata.

“E eleminova Manchester Unitedin me Porton, pastaj me Realin, eleminimi nuk është asgjë e re në këtë klub”, deklaroi Mourinho.

Pas kësaj deklarate numri i fansave që do të kërkojnë shkarkimin e tij do të jetë i madh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here