Manchester City pas yllit të Dortmund!

Manchester City janë të gatshëm që të kthejnë vëmendjen e tyre tek mesfushori i Borussia Dortmund Julian Weigl gjatë verës, sipas të përditshmes The Times.

Goal raportoi të martën se “Qytetarët” janë tërhequr nga gara për të firmosur për Fredin e Shakhtar Donetsk, i cili mund të transferohet tek Manchester United gjatë kësaj vere.

Tani tjetër opsione janë duke u shikuar nga Manchester City, ku më i mundshmi shihet se mund të jetë mesfushori shumë i talentuar Julian Weigl i cili gjithashtu po përflitet shumë se në fund të këtij sezoni mund të transferohet tek Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here