Miliarderët dorëzohen nga tranferimi i Messit

Drejtori sportiv i Manchester Cityt Ferrana Soriano, ka deklaruar se në Etihad kanë hequr dorë nga ideja për transferimin e Messit në skuadër.

Messi para mbarimit të 2017 ka nënshkruajtur kontratën e re me Barcelonën dhe duket se ai do të mbetet në Camp Nou deri në fund të karierës së tij.

Nga ana tjetër Manchester City nuk ka ndërmend të paguajë 700 milionë euro për shërbimet e Messit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i “Qytetarëve”.

“Nuk ka shanse ta transferojmë Messin, e njoh atë dhe familjen e tij dhe ata janë të kënaqur në Barcelonë”, ka deklaruar Soriano.

“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë ashtu si edhe tani, mirëpo me të do të ishte edhe më e lehtë, ai është një gjeni.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here