Real Madrid për shkak të Neymar do ta ndërrojë Adidasin me Nike?

Kryesia e klubit Madrilen po mendon seriozisht rreth ndërrimit të Adidasit me Nike vetëm e vetëm që Neymar të transferohet në Madrid, shkruan e përditshmja “AS”.

Kontrata e Realit me Adidas skadon në vitin 2020 dhe sipas informacioneve kryesia e klubit nuk është e kënaqur me 40 milionë euro që i përfitojnë nga Adidas. Barcelona nga Nike përfiton 105 milionë euro në sezonë dhe Mbretërit gjithashtu dëshirojnë të përfitojnë aq.

“AS” shkruan se në takimin e fundit mes babait të Neymarit dhe përfaqësuesve të Realit është biseduar rreth mundësisë  së përfshirjes së Nike në transferimin e Neymar. Transferimi i brazilianit në Madrid do ta kushtonte Realin 400 milionë euro, shifër kjo që është e madhe edhe për një klub si Reali.

Momentalisht Neymar ka kontratë me Nike, kurse kontratë me Nike ka edhe Cristiano Ronaldo që do të mund ta lehtësonte kryerjen e transferimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here