Ylli i Barcelonës po kërkon që të largohet nga Barcelona!

E përditshmja spanjolle Don Balon raporton se një lojtar i Barcelonës po kërkon për ndonjë mundësi për tu larguar nga gjigantët spanjoll gjatë kësaj vere.

Bëhet fjalë për Ousmane Dembele i cili gjatë këtij viti ka hasur shumë vështirësi për të fituar një vend titullari në formacionin e Ernesto Valverdes edhe për shkak të dy dëmtimeve që e mbajtën me muaj larg fushës së blertë.

Por Barcelona nuk dëshiron që të privohet në këto momente nga lojtari pasiqë asnjë klub nuk është në gjendje të ofrojë më shumë se 60 milionë euro për futbollistin i cili katalanasve i kushtoi plot 120 milionë euro.

Raportimet thonë se gjithashtu është duke u konsideruar mundësia e huazimit të 20 vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here