Chelsea pranë blerjes së mbrojtësit të Juventus!

Chelsea është e interesuar për të marrë mbrojtësin e krahut të majtë të skuadrës së Juventusit në një transferim që pritet të mos ti kushtojë asgjë londinezëve, supozon The Sun.

Asamoah në fund të këtij sezoni do të mbetet pa kontratë përderisa Juventus po kërkon me çdo kusht të mbajë lojtarin në skuadër, ganezi mesa duket po kërkon një aventurë të re.

Napoli, Inter dhe Galatasaray janë gjithashtu të interesuara për lojtarin por Chelsea duket më e vendosur për ta realizuar këtë transferim pasi objektivi i mëhershëm Alex Sandro vendosi që të qëndrojë tek Juve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here