Conte pranë marrëveshjes me një klub tjetër!

Trajneri aktual i Chelseas, Antonio Conte, duket se është shumë pranë largimit nga Londra dhe të marrë drejtimin e një skuadre tjetër të madhe europiane, atë të Paris Saint Germain, raporton Sports Illustrated.

Conte thuhet se do të largohet nga Chelsea për shkak të dështimit për të mbrojtur titullin në Premier League dhe pas skualifikimit të mbrëmshëm në Champions League nga Barcelona.

Me Paris Saint Germain e cila gjithashtu u eleminua nga Champions League po në këtë fazë, Unai Emery duket se e ka të sigurt shkarkimin në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here