Drejtori konfirmon, braziliani në Manchester!

Drejtori ka konfirmuar, braziliani për 50 milionë euro do të transferohet në Premier League.

Futbollisti i shkëlqyeshëm i Shakhtar, Fred në merkaton e verës do të transferohet në kampionatin më të mirë në botë, Premier League, ka konfirmuar drejtori i klubit.

“Fred do të largohet në qershor. Nëse nuk transferohet te City atëherë në ndonjë klub tjetër të Premier League. Ai është i përgatitur të luajë në kampionatin më të fortë. Përveç se është futbollist i mirë, ai është edhe profesionist”, ka deklaruar Sergey Lalkin.

Sipas mediave angleze, Manchester City nuk është më e interesuar për Fred dhe sipas të gjitha gjasave ai do të transferohet te Manchester United.

Çmimi i transferimit të tij pritet të kushtojë 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here