Mark Hughes trajner i Southampton!

Southamptonit gjen pasuesin e Mauricio Pellegrino, të shkarkuar pak ditë më parë. Klubi anglez përmes një komunikate për shtyp bëri të ditur së zëvendësuesi i 46-vjeçarit është Mark Hughes.

Sigurisht që objektivi kryesor i këtij të fundit është sigurimi i mbijetesës në Premier League. Aktualisht Southamptoni renditet në vendin e 17 të klasifikimit me 28 pikë të grumbulluara në 30 javë kampionat.

Gjithashtu gjatë karrierës së tij si lojtar, Hughes ka luajtur për këtë skuadër në sezonet e vitit 1998-2000.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here