Mourinho pranë transferimit tek gjiganti europian!

Kritikat e fundit që janë bërë në drejtim të Jose Mourinhos nga fansat e Manchester United duket se kanë ndikuar tek portugezi i cili mund ti shokojë të gjithë duke ndërruar skuadër.

Duket se PSG mund ta bëjë për vete “Special One” i cili është shumë i pakënaqur me klubin për shkak të fondeve të reduktuara në merkato në mënyrë që të konkurojë me skuadrat tjera të mëdha të Europës.

Këtë kusht sheikët e Parisit mund ta plotësojnë shumë lehtë ku të cilët gjithashtu janë në kërkim të një trajneri të ri pas dështimit të rradhës të Unai EmeryChampions League.

Duhet të theksohet se Jose Mourinho tek Manchester United ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro para të cilat duket se shkuan huq pasi “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur deri më tani të fitojnë asnjë trofe të rëndësishëm këto dy vitet e fundit nën drejtimin e portugezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here