Njëri nga mbrojtësit më të mirë në futboll, sqaron dallimin mes Ronaldos dhe Messit (VIDEO)

Debati se cili është më i mirë Ronaldo apo Messi do të vazhdojë gjithmonë. 

Messi në ndeshjen e mbrëmshme e shkatërroi Chelsean duke shënuar 2 gola dhe 1 asistim.

I mahnitur nga paraqitja e Messit ishte edhe Rio Ferdinand, i cili pas ndeshjes e shpjegoi dallimin me Ronaldos dhe Messit.

“Ronaldo del në fushë dhe thotë: ‘ma pasoni topin në zonat ku mund të shënoj gol’. Ai është një golashënues i lindur, vrastar. Atij nuk i intereson ritmi i lojës, nuk kthehet në mbrojtje, atij i intereson vetëm vendi i duhur dhe koha e duhur. Nga ana tjetër Messi kthehet në gjysëmfushën e tij dhe fiton duele, luan disa pasime dhe e pret momentin e duhur për të goditur. Ai e kontrollon ritmin e lojës dhe ky është dallimi kryesorë ndërmjet tyre, ka deklaruar Ferdinand”, i cili te Manchester United luajti së bashku me Ronaldon.

Ferdinand u përball me Messin në finalen e vitit 2009 dhe 2011 ku u mposht dy herë.

“Në të dyja ndeshjet nuk isha afër tij. Ai është fantastik, e ruan atë, ti pret që ai ta bëjë një prekje me topin, kurse ai me dy, tre prekje të nxjerr nga loja. Është fantastike. Në situata ku futbollistët e tjerë nuk shohin qartë, Messi luan tërë kohës në rezolucionin HD”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here