Allegri: Reali është favorit, nëse e eleminojmë do të gëzohemi dyfish

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar rreth shortit të Ligës së Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” do të përballet me kampionin e europës Real Madridin, kurse Allegri ka deklaruar se kjo është një ndeshje e vështirë.

“Real Madrid? Këto do të jenë dy ndeshje interesante. Nëse kemi fat dhe luajmë mirë mund të kualifikohemi. Duhet të jemi krenarë që jemi në mesin e tetë skuadrave më të mira në Europë. Po përgatitemi për ndeshje të tilla, vitin e kaluar e eleminuam Barcelonën, mund ta bëjmë të njejtën duke e eleminuar Realin”, ka deklaruar Allegri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here