Bombë nga Spanja: Reali dhe Lewandowski kanë arritur marrëveshje, janë bërë të njohura detajet!

Nuk është hera e parë që Lewandowski të jetë i lidhur me Realin, por duket se këtë herë polaku do ta veshë fanellën e bardhë.

Mediat në Spanjë kanë zbuluar detajet e marrëveshjes mes polakut dhe madrilenëve. Bëhet fjalë për kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi.

Lajmin për marrëveshjen mes Lewandowskit dhe Realit e ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”.

Sipas “Mundo Derpotivos” marrëveshja është arritur mes menaxherit të ri të Lewandowskit dhe krahut të djathtë të Florentino Perez, Jose Angel Sanchez.

Përveç Barcelonës, interesim për të ka treguar edhe PSG, por Lewandowski ka zgjedhur Madridin.

Megjithatë mbetet ta shohim se sa është lajmi i vërtetë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here