Menaxheri më kontraverz në futboll nën hetime!

Menaxheri i njohur Mino Raiola është nën hetimin e autoriteteve holandeze.

Menaxheri dyshohet se ka kryer evazion fiskal nëpërmjet kompanisë së tij  „Maguier Tax and Legal“, e cila gjendet në Amsterdam.

Mino është akuzuar se ka paguar tatim më pak sesa duhet. Në transferimin e Pogbas nga Juventusi te Manchester United për 105 milionë euro, Raiola ka përfituar 30 milionë euro, kurse ka paraqitur dyfish më pak tatim.

“Akuzat nuk më shqetësojnë. Gjithmonë i rrespektoj ligjet në shtetin ku jetoj. Nuk jam qytetarë i Holandës, jetoj në Monako dhe nuk kam kompani në Amsterdam”, ka deklaruar Raiola.

Mino Raiola është agjenti i disa lojtarëve më të njohur Pogba, Lukaku, Veratti, Donnarumma, Balloteli, Mkhitaryan…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here