Një skuadër angleze e gatshme të japë 60 milionë euro për Benzema!

Karim Benzema po kalon një sezon të vështirë në Santiago Bernabeu ku po përballet me shumë kritika për shkak të mungesës së golave dhe ndoshta ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Los Blancos, raporton Diario Gol.

West Ham United mesa duket është shumë e interesuara për shërbimet e sulmuesit francez dhe siç bëhet e ditur është e gatshme që të paguajë plot 60 milionë euro, aq sa kërkon Real Madrid për 30 vjeçarin.

Hammers” mund të shokojnë të gjithë skuadrat e mëdha europiane me këtë transferim pasi deri në këto momente përveç tyre askush nuk ka qenë e gatshme të japë 60 milionë euro për francezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here