Totti: Barcelona ekipi më i mirë në Evropë!

Roma ishte e pafat në shortin e hedhur për çerek-finalet e Champions League pasi do të përballet me Barcelonën.

Legjenda e Romës e vlerëson lartë Barcelonën duke e cilësuar atë si më të mirën në Evropë, por gjithashtu ai e pranoi që në këtë fazë nuk ka skuadra të dobëta.

“Kur arrini në çerek-finale ju duhet ta dini që kundërshtari juaj do të jetë i vështirë,”ka thënë Totti pas shortit.

“Do të jetë shumë vështirë. Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë, por ne besojmë se do të mund të tregojmë paraqitje të mirë në këto dy ndeshje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here