„Lisa e artë e Perezit“ – kërkohet portjer, mbrojtës dhe mesfushorë, me sulmuesin është arritur marrëveshja!

Skuadra e Real Madridit pritet që në verë të bëjë ndryshime të mëdha.

Fillimisht në “Santiago Bernabeo” pritet që të vijë një portjer, kurse në lojë për portën janë De Gea, Courtois dhe Alison. Reali gjithashtu është në kërkim të një sulmuesi dhe Madrilenët janë të lidhur me Neymar, Dybala,Kane dhe Lewandowski.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Reali ka arritur marrëveshje me Robert Lewandowskin.

Mbretërit kanë nevojë për përforcime në mbrojtje. Është përmendur emri i Umtiti i cili nuk po gjen gjuhë të përbashkët me Barcelonën për vazhdimin e kontratës. Në rast se Umtiti vendos të largohet nga Barcelona, Reali do të garojë me PSG dhe Manchester Cityn për shërbimet e francezit.

“Mundo Deportivo” gjithashtu ka bërë të ditur se Zidane dëshiron përforcim në mesfushë, kurse në shënjestrën është Miralem Pjanic. “Zonja e Vjetër” vështirë se do ta lëshojë atë, por te Juventus kanë një rregull, pa marrë parasyshë se sa është një lojtarë i rëndësishëm për klubin nëse ai dëshiron të largohet nuk e ndalojnë.

Të gjithë emrat janë yje në futbollin europian dhe Perez do ta ketë të vështirë ti sigurojë shërbimet e tyre.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here