Neuer do të rikthehet në portë në fillim të prillit

Njëri nga portjerët më të mirë në botë, Manuel Neuer pritet së shpejti të rikthehet në portë dhe ta ndihmojë skuadrën e tij, Bayernin.

Këtë informacion e ka konfirmuar trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes, i cili ka thënë se Neuer do të rikthehet në portë në fillim të muajit prill.

Kapiteni i Bayernit do të jetë përforcim i madh për mbarimin e sezonit, kurse gjithashtu do të jetë i gatshëm për Botërorin e Rusisë.

Neuer në 12 muajt e fundit është lënduar 3 herë dhe për këtë shkak këtë sezonë, ka mbrojtur vetëm në 3 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here