Nuk e dëshiron Arsenalin, dëshiron Wolverhampton

Arsenali në merkaton e verës do të tentojë të transferojë disa lojtarë, mes tyre edhe sulmuesin e Milanit, Andre Silva.

Portugezi u transferua në “San Siro” si përforcim i madh.

Milani derdhi në arkën e Portos 40 milionë euro, mirëpo portugezi nuk është ambientuar mirë në Seria A, ku ka shënuar vetëm një gol, kurse në Europa League ka shënuar 8 gola për Milanin.

Megjithatë duket se ai nuk do të qëndrojë te Milani. “Rosonjerët” në merkaton e janarit morrën ofertë nga Wolverhampton 40 milionë euro, të cilën e refuzuan.

Edhe Arsenal është e interesuar për portugezin, por ai dëshiron Wolverhamptonin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here