Nuk shkoi në shkollë dhe u bë golashënuesi më i ri në Copa Libertadores (VIDEO)

Futbollisti i Santosit, Rodrigo Goes ka thyer rekordin si golashënuesi më i ri në Copa Libertadores.

 Rodrigo Goes shënoi gol në fitoren e Santosit kundër Nacionalit 3-1.

Braziliani është 17 vjeç, dy muaj dhe gjashtë ditë dhe e theu rekordin e futbollistit të Werder, Diego. Mënyra se si e shënoi golin e bën atë që ta thërrasin “Neymari i ri”.

 

Në pres konferencë pas ndeshjes ai pranoi se nuk ka shkuar në shkollë, që të mund ta luajë ndeshjen dhe ka kërkuar nga profesorët ta arsyetojnë.
“Jam i lumtur që jam golashënuesi më i ri në historinë e Copa Libertadores.
Kjo është realizim i ëndrrës. Sa i përket asaj që nuk shkova në shkollë që ta luaj ndeshjen, besoj se profesorët do ta kuptojnë”, ka deklaruar Goes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here