PSG ka gjetur zëvendësuesin e Emery në Serie A!

Objektivi kryesorë i PSG mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve. Pasiqë Unai Emery nuk e arriti një gjë të tillë, klubi francez po kërkon zëvendësuesin e tij.

Shumë trajnera janë të lidhur  me klubin francez, por mediat italiane shkruajnë se PSG ka gjetur favoritin kryesorë.

Antonio Conte dhe Luis Enrique ishin shënjestra kryesore e parizienëve, por duket se tani kryesia e klubit e dëshiron Massimiliano Allegrin.

Allegri mund të jetë i interesuar për stolin e PSG pasiqë do të kërkojë sfida të reja.

Nëse Juventus e eleminon Realin në Ligën e Kampionëve, atëherë kryesia e PSG nuk do të ketë dilema se cilin trajner duhet ta sjellë në skuadër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here