Shorti i Ligës së Kampionëve përsëri i kurdisur? Totti i dinte të gjitha! (VIDEO)

Dje u hodh shorti i Ligës së Kampionëve për 1/4 e finaleve.

Në ceremoninë në Nyon morrën pjesë emra të mëdhenj futbollistik, ndër ta edhe Francesco Totti, si përfaqësues i klubit të vetëm në karierën e tij.

Roma dje nuk pati fat dhe për kundërshtarë do ta ketë Barcelonën, pretendenten kryesore për titullin. Por Totti u përkujdes që rivali i madh i Romës, ta fitojë për kundërshtarë kampionin europian.

Pasi Andriy Shevchenko  e tërhoqi emrin e Juventusit, kamera u fokusua te Pavel Nedved, ku pas tij qëndronte Totti i cili pëshpëriti: Real Real.

Menjëherë pas kësaj Shevchenko e tërhoqi skuadrën e rradhës dhe ishte Reali.

Reagimi i Tottit u bë hit në rrjetet sociale.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here