Zidane: Shpresoja se do ta shmangnim Juventusin

Shorti i Ligës së Kampionëve për 1/4 e finaleve u hodh dje ku për kundërshtarë do të kemi Juventusin me Realin.

Para hedhjes së shortit Allegri deklaroi se Reali është favoritja kryesore për fitimin e titullit, kurse pas shortit Zidane deklaroi se ka dashur ta shmang klubin italian.

“Shanset janë 50/50, Juventus është skuadër e fortë dhe e dëshmuan këtë sezonin e kaluar. Kam kaluar një periudhë të rëndësishme të karierës time në atë klub dhe shpresoja se do ti shmangim. Megjihatë shorti deshi të përballeshim dhe do të duhet të ndeshemi përsëri”, ka deklaruar Zidane.

Në finalen e vitit të kaluar Reali e mposhti Juventusin me rezultatin 4-1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here