Zyrtare: Tekonologjia VAR do të përdoret në Botërorin e Rusisë

Shtëpia e futbollit botëror FIFA edhe zyrtarisht e ka aprovuar përdorimin e sistemit VAR në Botërorin e Rusisë që do të zhvillohet këtë verë. 

“Do ta kemi Botërorin e parë të futbollit me sistemin VAR. Është aprovuar dhe jemi të kënaqur me këtë vendim. Duam që ti ndihmojmë gjyqtarët, që të sjellin vendimet e duhura gjatë ndeshjeve”, ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Botërori i Rusisë fillon me datën 15 qershorë dhe do të zgjasë deri me 15 korrik. Ndeshja e parë ku do të përdoret teknologjia VAR, do të jetë ndeshja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here