Allegri: Lojtarët e mi janë vetëm njerëz

Futbollistët e Juventusit, janë ndalur në barazim në ndeshjen e mbrëmshme kundër Spal, në gjiron e 29 të Serie A.

Juventus ka diferenc prej 5 pikësh ndaj Napolit, mirëpo Napoli do ta luajë ndeshjen e saj kundër Genoas sonte me fillim prej orës 2045.

Është e qartë se “Zonja e Vjetër” nuk e ka pritur një gabim të tillë kundër Spal, por trajneri i skuadrës Allegri ka deklaruar se nuk është i kënaqur me lojtarët e tij.

“Nuk jam i hidhëruar apo i dëshpëruar, nuk mund të jem pas gjith asaj çfarë kanë bërë. SPAL luajtën një ndeshje të shkëlqyeshme dhe duhet ti përgëzojmë për lojën e tyre.Nuk ishim mjfatueshëm të fokusuar në këtë ndeshje dhe prandaj edhe barazuam, ne jemi vetëm njerëz”, ka deklaruar Allegri duke shtuar:

“Jemi në krye të Serie A, po luajmë në Ligën e Kampionëve dhe jemi në finalen e kupës së italisë. Ndonjëherë do të ndodhë që lojtarët mos të kenë energjinë dhe fokusimin e duhur. Siç thash lojtarët e mi janë vetëm njerëz.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here