Gattuso me kontratë të re në Milan!

Milan ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re trajnerit Gennaro Gattuso.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport“raporton se “Rossonerët” janë të bindur se ish mesfushori e meriton të mbetet në postin e trajnerit përtej përfundimit të këtij sezoni.

Gattuso ka ringjallur sezonin e Milanit duke kualifikuar ekipin në finalen e Coppa Italia dhe e ka rikthyer në garë për pozitën e katërt në Serie A.

Me kontratën e re, Gattuso do të jetë i lidhur me Milanin deri në vitin 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here