Jurgen Klopp dëshiron lojtarin e PSG

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp planifikon që në verë të bëj disa transferime, kurse në listën e dëshirave të tij janë disa lojtarë.

“The Reds” po kërkojnë zëvendësuesin e Coutinhos, i cili në janar u transferua te Barcelona dhe sipas Klopp zëvendësuesi ideal i brazilianit do të ishte lojtari i PSG, Julian Draxler.

Liverpool dje e mposhti skuadrën e Watford me rezultatin 5-0 dhe është e qartë që nuk ka krizë rezultatesh, por Klopp ka kërkuar nga kryesia transferimin e  Julian Draxler.

Për Draxler është e interesuar edhe skuadra e Arsenalit  dhe mund të kemi një garë të fortë për shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here