Kinezët japin aprovimin, Inter ka gati transferimin e parë!

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, kryesia e Interit ka vendosur që të ndahen mjete për përforcim serioz të skuadrës.

Është e njohur se mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij për një kohë të gjatë është nën shënjestrën e Interit.

Holandezit i skadon kontrata në fund të sezonit, kurse bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë filluar dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga Olimpico.

“Calcio Mercato” shkruan se, Inter është i gatshëm ta sjellë atë në skuadër.

De Vrij pritet të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare ku do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here