Lukaku: Përforcime të mëdha do të vijnë te United

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku është optimist se gjatë merkatos së verës në skuadër do të vinë përforcime të mëdha.

“Djajtë e Kuq” pas eleminimit nga Sevilla në Ligën e Kampionëve, dje e mundë Brightonin në çerek finalen e FA Cup.

“Ne jemi Manchester United, duhet të rritemi si skuadër çdo vit. E di se sezonin e ardhshëm do të arrinë përforcime të mëdha në skuadër. Kjo është e sigurtë, presim që skuadra të përforcohet dhe ta fitojmë Premier League”, ka deklaruar Lukaku.

Belgu ka shënuar 14 gola për Manchester United në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here