Son dhe Tottenham në diskutime për një kontratë të re!

Tottenham dhe sulmuesi Heung-Min Son janë në bisedimet për nënshkrimin e një kontrate të re, raporton Sky Sports.

Kontrata aktuale e Son skadon në vitin 2020 por drejtuesit e klubit po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje të re përderisa lojtari po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij ku për të dytin sezon rradhazi duket se do të arrijë shifrën e 20 golave në Premier League.

Koreani jugori për momentin është shpresa e vetme e Tottenham Hotspur pas dëmtimit që pësoi Harry Kane i cili do të jetë jashtë fushave për 2-3 muaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here