Hamilton me kostum 112 milionë funta!

Lewis Hamilton pritet që të fillojë sezonin e ri në Formula 1 me një kostum gare që do të vlejë 112 milion funta. Kjo për shkak të marrëveshjeve së tij me sponsorët.

Vozitësi që vesh kostum gare dhe vozit makinë të Mercedesit do të gjenerojë nga kjo marrëveshje 17 milion funta më shumë se skuadra e Manchester City, e cila fiton më se shumti para nga sponsorët me fanella.

Hamilton e fillon garën e tij për herë të pestë për ta mbrojtur titullin botëror në Australian GP këtë të dielë.

Kostumi i tij i garave i ka 12 logo të sponsorëve, që i sjell Mercedesit 112 milion funte të ardhura gjatë vitit 2018.

Kjo do të thotë që nga kjo marrëveshje Mercedes dhe Hamilton përfitojnë 17 milion funteamë shumë se skuadra e Manchester Cityit, e cila ka marrëveshje prej 95 milion funte për reklama në sezon për fanella.

Hamilton përpos përfitimeve nga kjo kontratë, fiton edhe 10 milion nga reklamat e tjera për çdo vit nga garat nëpër botë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here