Messi: Mundësia e fundit për të fituar botërorin!

Ylli argjentinas është i vetëdijshëm se i gjithë presioni është mbi të që më në fund të triumfojë në botëror pasi disa tentativave të dështuara.

Messi deklaroi se botërori i Rusisë është mundësia e fundit që kanë grupi aktual i futbollistëve për të fituar këtë trofe të shumë dëshiruar.

Ikona e futbollit botëror ka arritur të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm me Barcelonën por kjo gjë nuk ka ndodhur me Argjentinën ku nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm.

Messi dhe Argjentina kanë pësuar tre humbje shumë të rënda rradhazi ku në 2014 humbën në finalen e botërorit dhe në 2015 dhe 2016 pësuan disfatë në finalen e Copa America.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here