PSG pa Neymar si Barcelona pa Messin!

Verratti beson se PSG-ja është e varur shumë nga Neymari, pavarësisht se vetëm sa ka arritur në Francë. Për shkak të dëmtimit të brazilianit, sipas Verrattit, PSG u eliminua nga Championsi.

Marco Verratti ka vetëm fjalë të mira për Neymar. Ai beson se Paris Saint Germaini u eliminua nga Real Madridi nga Champions League pasi mungoi 26 vjeçari brazilian, pa të cilin PSG-ja sipas Verrattit është si Barcelona pa Messin.

“Real Madridi është kundërshtar shumë i vështirë, por ishim të bindur se do t’i eliminojmë”, tha Verratti. “PSG nuk është shumë larg tyre”.

“Gjëra të vogla e bënë diferencën. Luajtëm mirë në ndeshjen e parë, por ishim minus dy gola për takimin e dytë”.

“Gjithashtu ishim pa Neymarin, gjë që është se t’ia largosh Lionel Messin Barcelonës“, shtoi mes tjerash Verratti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here