Një prej sulmuesve më në formë të momentit nuk do të vijë tek Real Madrid, shkak Ronaldo!

Cristiano Ronaldo çdo ditë e më shumë po tregon fuqinë që ka tek Real Madrid si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Sipas raportit të Don Balon, Mauro Icardi i ka dhënë fund ëndrrës për tu bashkuar me Real Madrid për shkak se Ronaldo ka lobuar që klubi mos të shfaqë interesim për sulmuesin italian.

Për këtë fakt tani Icardi mesa duket po kërkon të nënshkruajë një kontratë afatgjate me skuadrën e tij aktuale, Inter.

Por me Florentino Perez që ka ndalur interesimin për Icardin është shfaqur opsioni Harry Kane ku me këtë të fundit portugezi do të kishte dëshirë të luante së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here