Tottenham ka gati 40 milionë funta për Zaha!

Tottenham është duke u përgatitur për të përgatitur ofertën e tretë për të marrë sulmuesin Wilfried Zaha nga rivalët e Crystal Palace, raporton Daily Mail.

Spurs është e gatshme që të ofrojë plot 40 milionë funta për anësorin e Bregut të Fildishtë, i cili duket i gatshëm që të largohet nga klubi edhe pse drejtuesit e tij po mundohen që ta shmangin këtë gjë.

Megjithatë trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, mendon se lojtari vlen më shumë se ajo ofertë ku në garë është futur edhe skuadra londineze e Chelseas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here