Wanda shokon Interin: Ja sa kërkon të paguhet Icardi

Mauro Icardi është njëri ndër sulmuesit më të mirë në europë dhe për të kanë treguar interesim disa klube.

Bashëshortja e tij, Wanda Nara në një intervistë për “Gazetta Dello Sport” ka thënë se çmimi i Icardit vetëm po rritet, por sipas saj ai do të nënshkruajë kontratë të re me Interin.

“Gazetta Dello Sport” bën të ditur se argjentinasi ka kërkuar pagë prej 8 miliona eurove në sezonë, shumë e cila nuk mund të pranohet nga ana e Interit.

Nga ana tjetër klauzola e lirimit të tij është 110 milionë euro, shumë kjo që nuk përbën problem për klubet e interesuara për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here