Zbulohet sa do të mungojë Chiellini!

Ekzaminimet mjekësore kanë dalë në rezultatin: Giorgio Chiellini nuk vuan nga një dëmtim serioz.

“Giorgio Chiellini i është nënshtruar disa testimeve për lëndim muskulor në kofshën e djathtë, që e pësoi në ndeshje kundër Spalit”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

“Rezultatet tregojnë se situata nuk është asgjë serioze, por e cila megjithatë kërkon monitorim ditor. Lojtari tashmë ka nisur punën në fizioterapi dhe do të rivlerësohet javën e ardhshme”, thuhet më tej në njoftim.

Kujtojmë që Chiellini pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Leagues kundër Real Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here