De Gea zbulon pa dashje transferimin e Bale te United!

E ardhmja e Gareth Bale te Reali për një kohë të gjatë është në pikëpyetje, kurse tani duket se është bërë i njohur destinacioni i tij i ardhshëm.

Bale u transferua te Reali si transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, por kohëve të fundit nuk po luan në nivelin e duhur dhe janë shtuar spekulimet për largimin e tij nga Madridi në fund të sezonit.

Florentino Perez po përgatit një rikonstruim të skuadrës, kurse shitja e Bale është një nga hapat e parë.

“Don Balon” zbulon destinacionin e ardhshëm të Gareth Bale.

Portjeri i Manchester United, De Gea i ka thënë Sergio Ramosit se Bale ka marrëveshje me “Djajtë e Kuq” dhe se në fund të sezonit do të transferohet në “Old Trafford”.

Mourinho dëshiron ta forcojë skuadrën dhe sipas tij Bale do të ishte transferimi i duhur.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here