Emre Can te Juventus? Asgjë nuk është e kryer – në garë City dhe Bayern

Mediat para disa muajve bënë të ditur se Emre Can karierën do ta vazhdojë te Juventusi.

Gjermani ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin, kurse mediat shkruanin se ai do ta vazhdojë karierën te Juventusi.

Juventus nuk e fsheh dëshirën për ardhjen e tij në Torino, por punët janë komplikuar sepse në garë për të janë futur edhe Bayerni me Manchester Cityn.

Prioriteti ynë është Emre Can. Megjithatë asgjë nuk është asgjë e sigurtë sepse në garë për të janë edhe klube tjera, ka deklaruar drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër.

City i ofron atij pagën më të lartë, kurse te Bayerni do të rikthehej në Gjermani aty ku i filloi hapat e parë në futboll.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here