Icardi zbulon pse nuk është i ftuar me përfaqësuesen

Seleksionuesi i Argjentinës, Jorge Sampaoli nuk e ka ftuar Icardin në përfaqësuese dhe kështu shkaktoi reagimin e mediave.

Icardi është njëri nga sulmuesit më të mirë në europë, kurse këtë e dëshmoi në ndeshjen e fundit duke shënuar 4 gola.

Edhe përkundër kësaj ai përsëri nuk u grumbullua me përfaqësuesen e Argjentinës. Pas këtij veprimi të Sampaolit të gjithë prisnin se Icardi do të mungojë edhe në Botërorë.

Icardi ka zbuluar arsyen e  mungesës së tij.

“Bisedova me Sampaolin. E dija se nuk do të merrja ftesë këtë herë pasiqë isha i lënduar. Kjo është arsyeja pse nuk jam grumbulluar”, ka deklaruar Icardi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here