Kante nuk e dëshiron PSG: Chelsea është shtëpia ime

Futbollisti francez N’Golo Kante nuk pajtohet me shkrimet e mediave se ai do të largohet nga Chelsea.

Kante është njëri nga lojtarët kyç te Chelsea këtë sezonë dhe kështu ka bërë që shumë klube të interesohen për të.

Mirëpo Kante ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Stamford Bridge.

“Chelsea është klubi im, shtëpia ime. Ky është sezoni im i dytë te Chelsea. Pas sezonit të shkëlqyeshëm që patëm vitin e kaluar, këtë vit luajtëm në Ligën e Kampionëve. Tani po luftojmë që të jepi në katër vendet e para në Premier League dhe ky është qëllimi ynë”, ka deklaruar Kante.

Klubi më i interesuar për shërbimet e tij është PSG, por duket se francezi nuk ka ndërmend të largohet nga Londra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here